Një person i dyshuar është arrestuar sot rreth orës 15:00 në rrugën “Nuhi Gashi” në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, arrestimi i tij është bërë pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë.

Në lidhje me këtë rast, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit, PK-ja s’e ka konfirmuar rastin./Llapi.info