Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi i njëjti ka bashkëjetuar me një vajzë të moshës nën 16-vjeçare, raporton Llapi.info.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor,

“Podujevë 24.06.2021 – 21:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Më 24 qershor, një nënë ka raportuar në Policinë e Podujevës se vajza e saj, 14-vjeçare, ka ikur nga shtëpia, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në telefonin e 14-vjeçares, është paraqitur një burrë, me të cilin dyshohet se bashkëjeton.

“Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e sajë e moshës 14 vjeçare  ka dalur nga shtëpia ndërsa përmes rrjetit social social i është paraqitur një person mashkull kosovar i cili i kishe thënë  që vajza e saj është duke bashkëjetuar me të”, thuhej në raportin e PK-së./Llapi.info