Një person është arrestuar në rrugën e qendrës në Podujevë, “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që është njoftuar se i dyshuari kishte qenë në kërkim.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.01.2022 – 23:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk e ka bërë të ditur as edhe një arsye pse i arrestuari ka qenë në kërkim./Llapi.info