Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Podujevë 27.06.2021 ─ 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  dyshohet të ketë kryer veprën penalë të cekur më lart. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info