Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, rasti po vazhdon të hetohet.

“Podujevë 08.04.2021-14:45. Në lidhje me rastin është raportuar se me 22.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartë-cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.