Një i dyshuar është arrestuar mbrëmë në Podujevë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht një person, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje të 48 orë.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 25.10.2020-23:50. Lidhur me rastin me datën 27.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar PK.

Ndërkohë, i dyshuari, i cili fillimisht nuk është gjetur në lokacionin e tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është kërkuar në lokacionin e tij, por nuk është hasur. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, ka njoftuar PK ditë më parë./Llapi.info