Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka ngacmuar një femër nëpërmjet rrjeteve sociale, njofton Llapi.info.

“Podujevë 03.08.2020 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare në telefon dhe përmes rrjeteve sociale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Policia.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info