Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë me vendim të gjykatës.

“Podujevë 02.08.2020 – 01:00.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se i dyshuari ka qenë i kërkuar, por që s’është specifikuar për çfarë arsyesh./Llapi.info