Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, është arrestuar një person i kërkuar, njofton Llapi.info

Sipas policisë, ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info