Në Mendare të Podujevës mbrëmë rreth orës 22:20 minuta është arrestuar një person nga Policia e Kosovës, njofton Llapi.info.
Sipas policisë, personi i arrestuar, mashkull K/Shqiptar, ka qenë duke u kërkuar nga Policia tashmë e sa kohë.

Pas arrestimit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info