Një person është arrestuar dje rreth orës 14:00 në fshatin Buricë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se i dyshuari ka shkelur urdhrin e mbrojtjes.

“Lidhur me rastin me datën 21.09.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Ndërkohë, për këtë rast dyshohet se i arrestuar ka kërcënuar ditë më parë një tjetër person./Llapi.info