Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar sot në Podujevë, i cili është i dyshuar për vjedhje të rënda, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuar është G. O., mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda).

Më poshtë komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Prishtinë, 17 janar 2022 –Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur edhe nga njësite të stacionit policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar.

Personi i dyshuar:

– G. O, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda).

Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa./Llapi.info