Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një person të kërkuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është kryer në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“Fsh. Bellopojë, Podujevë, 23.09.2021 – 09:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një femër kosovare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës nuk e ka bërë të ditur arsyen se për çka ka qenë më konkretisht në kërkim tashmë i arrestuari. Njëjtë, Policia ka vepruar edhe në raste tjera./Llapi.info