Një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Policia në Raportin e saj 24-orësh njofton se personi i arrestuar ishte i kërkuar nga polica dhe është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I arrestuar është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info