ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:15 në rrugën e qendrës së Podujevës, “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka kërcënuar me armë dy persona, ndërkohë që i njëjti më pas është dërguar në mbajtje.  

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 16.06.2021 – 21:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy viktimat meshkuj  kosovarë. Arma nuk është gjetur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në  raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info