Një person është arrestuar në fshatin Sfeçël të Podujevës, pasi i njëjti u ka shkaktuar lëndime trupore tre personave, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që i dyshuari ka përdorur sprej.

“Fsh. Sfeçël, Podujevë (NN) 29.05.2021 – 17:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte përdorur sprej OC ndaj dy meshkujve dhe një femre të gjithë kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Sprej është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info