Një femër është arrestuar në Podujevë, pasi e njëjta ka shantazhuar ish-burrin e saj, raporton Lapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, e dyshuara ka shantazhuar, kërcënuar dhe shqetësuar ish-burrin e saj.

“Podujevë 21.01.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga ish bashkëshortja e saj e dyshuara femër kosovare, tash një kohë në mënyrë sistematike ka shantazhe, kërcënuar dhe shqetësuar”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info