Foto Ilustrim

Një femër e kërkuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në mesditë në Podujevë, raporton Llapi.info

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i saj është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Pa dhënë detaje tjera, PK ka njoftuar se e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

“Në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një femër K/Shqiptare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit”, ka njoftuar PK./Llapi.info