Një person është arrestuar sot në Prishtinë, si i dyshuar për tetë vjedhje.

Rastin e ka bërë të ditur policia.

“Sot, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

“Ndaj personit të dyshuar : A.H . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku A.H. dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet tutje.