Rastet për dhunë në familje s’kanë të ndalur në rajonin e Podujevës. Një i tillë është regjistruar gjatë së martës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një e dyshuar është arrestuar në këtë komunë, nën dyshimin se e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

“Podujevë 14.09.2020 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e me pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info