Arrestohet mashtruesi që mori 600 euro për mbrojtje ligjore

Arrestohet mashtruesi që mori 600 euro për mbrojtje ligjore

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente të datës 27.01.2016, për blerje të simuluar, video-audio vëzhgim të fshehtë në vende publike dhe me këtë rast ka arrestuar të dyshuarin mashkull me 600 euro ne xhep.

I dyshuari është arrestuar pasi ka mashtruar duke kërkuar dhe marrë para nga persona të ndryshëm në emër të financimit të mbrojtjes ligjore për një person tjetër para gjykatave, transmeton Koha.net.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.