Një personi nga Malisheva iu hap dje rast në polici për falsifikim të dokumenteve.

Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se kishte siguruar diploma të falsifikuar që më pas t’iu sigurojë edhe viza pune, shkruan lajmi.net.

Për çështjen është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë në raportin 24-orësh të policisë