Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ismet Abdullahu, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi pak çaste më parë ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave të caktuar, bënë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur afër selisë së partisë së Ramush Haradinaj.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Indeksonline arrestimin e Ismet Abdullahut dhe dy personave tjerë.

“Tre persona i ka shoqëruar policia deri në tani lidhur për një mosmarrëveshje që ka ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Të njëjtit janë duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Borovci.