Një person është arrestuar të dielën në Podujevë, pasi që i njëjti ka sulmuar me armë një tjetër, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. Nuk raportohet për të lënduar./Llapi.info