Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Egzon Mazrekut nga Suhareka (Foto)

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Egzon Mazrekut nga Suhareka (Foto)

I arrestuari është Xhevat Hysenaj nga Lipjani. Ai dyshohet se ka plagosur edhe babanë e viktimës. Rasti ka ndodhur më 27 janar në shtëpinë e familjes Mazreku, raportonn lajmi.net.

Policia e Kosovës arrestoi në orët e vonë të mbrëmjës së kaluar, të dyshuarin kryesor të vrasjes së 22 vjeçarit, Egzon Mazreku nga Sopia e Suharekës.

I arrestuari është Xhevat Hysenaj nga Lipjani. Ai dyshohet se ka plagosur edhe babanë e viktimës. Rasti ka ndodhur më 27 janar në shtëpinë e familjes Mazreku.

Nga hetimet e para dyshohets e Hysenaj së bashku me Naser Makollin, kishin shkuar për të vjedhur.

Hazir Berisha, zëdhënës I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit e konfirmoi për lajmi.net, arrestimin e këtij personi të shumëkërkuar.

Derisa Hysenaj është arrestuar, ndaj Naser Makollit, një ditë më paër Gjykata Themelore në Prizren, I caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Xhevat-Shyqeri-Hysenaj