Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 14:00 një person si të dyshuar për mashtrim.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë shofer.

Personi i dyshuar, E.H., 20-vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u parqitur në sallë për test në emër të dikujt tjetër.

Lidhur me këtë rast Policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit.