Policia e qytetit të Ingolstadt në Gjermani ka kapur tre shqiptarë të cilët dyshohet se sulmuan disa stacione benzine.

Shqiptarët e moshës 18, 20 dhe 24 thuhet se kanë kryer të paktën dy bastisje.

Ata konsiderohen si te dyshuar se kanë qenë të përfshirë në sulmet e stacioneve të benzinës në ‘Schillerstraße’ dhe ‘Lena-Christ-Straße’ në Ingolstadt, raportojne mediat gjermane.

Aktualisht po raportohet se nuk ka informacion mbi vendbanimin e të akuzuarve, kërkohet informacioni për qëndrimin e tyre.

Hetuesit shpresojnë për ndihmë nga popullata sa i përket qëndrimit të tre shqiptarëve të kapur.