Tre persona janë arrestuar në fshatin Sekiraçë të Podujevës, pasi të njëjtit nga njësitë Policisë së Kosovës, inspektorët e ATK-së dhe Doganës janë takuar në një lokal të lojërave të fatit, njofton Llapi.info

Dy prej të dyshuarve janë punëtorë të lokalit, ndërsa tjetri kishte qenë duke luajtur në një aparat të lojërave.

“Gjatë kontrollit nga inspektorët është konstatuar se biznesi dhe aparatet e lojërave kanë qenë të pa licencuara, ku nga ta janë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit, ndërsa nga njësit policore janë konfiskuar 6.654 (gjashtë mijë e gjashqind e pesëdhjetë e katër) euro. Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Llapi.info