Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 9, si dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë për shkak se kanë shkatërruar stolat në “Air Albania” dhe kanë hedhur sende të forta në fushë.

Të arrestuarit janë dy tifozë të Bylis dhe një i Tiranës, ndërsa 9 të shpallurit në kërkim janë të gjithë mbështetës të ekipit bardheblu.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.