Katër persona janë arrestuar nga Policia në Podujevë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente zyrtare dhe kanë tjetërsuar një parcelë, raporton Llapi.info.

Në një komunikatë për medie, Policia thotë se të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e shtetit, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar.  Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet se të njëjtit duke vepruar në bashkëkryerje kanë falsifikuar dokumente zyrtare dhe përmes këtyre dokumenteve të falsifikuara në bashkëkryerje me të dyshuarin person zyrtar (noter), dyshohet se kanë tjetërsuar një parcelë. Ndaj  personave të dyshuar  nga prokurori  i PTH- Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim prej (48) orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe në bashkëkryerje veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme””, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin  dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar./Llapi.info