Një person me datë 21 shkurt e ka paraqitur rastin në Stacionin Policor në Istog se i janë vjedhur mjetet e punës në vendin e tij të punës.

Ndërkaq dje rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak ka arrestuar dy të dyshuarit lidhur me rastin.

S. M. i lindur me 1988;
F. B. i lindur me 1992.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Gjërat janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.