Arrestohen dy persona për falsifikim dokumentesh

Në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona, njëri mashkull e tjetri femër njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollës së dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka ndaluar një të dyshuar i cili ka prezantuar pasaportën e Serbisë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Ky dokument është konfiskuar dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse rast po thuajse i njëjtë është edhe i një femre e cila ka prezantuar pasaportën maqedonase të një personi tjetër, kur është ndaluar nga policia për kontroll po ashtu në aeroport.

Ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.