Dy persona të kërkuar nga Policia, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, arrestimi i njërit ka ndodhur në fshatin Peran.

“Fsh. Peran, Podujevë (NN) 19.08.2018-06:05. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”, njofton Policia.

Ndërsa, arrestimi i dytë ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë (NN0 19.08.2018-21:55. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata themelore Prishtinë dega Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info