Janë arrestuar dy persona të kërkuar në Podujevë, njofton Llapi.info

Njëri është arrestuar në rrugën “Qëndresa”, sipas PK-së ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës- dega Podujevë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Kurse, i kërkuari tjetër është arrestuar në rrugën “Hasan Prishtina” në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, bën të ditur raporti i PK-së /Llapi.info