Dy persona janë arrestuar në Podujevë, në dy raste të ndara, pasi të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje, shkruan Llapi.info.

Rastet i ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  

Podujevë 14.09.2021 – 11:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me vrasje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Podujevë (NN) 14.09.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.