Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, në  dy raste të ndara, raporton Llapi.info.

Njëri është arrestuar pasi ka kanosur bashkëshorten dhe vëllain e saj, kurse tjetri për shkak të mos respektimit të masës së arrestit shtëpiak.

“Podujevë (NN) 11.06.2021-13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare dhe vëllain e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Podujevë (NN) 10.06.2021 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak. Pas mbajtjes së seancës gjyqësore të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info