Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara  në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në njërin rast është arrestuar edhe një i dyshuar për tentim vrasje që pati ndodhur në shkurt të këtij viti, e nga ky rast janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

“Podujevë, 18.02.2021 – 23:00. Me 27.05.2021 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Duhet përkujtuar se si pasojë e kësaj rrahjeje, në këtë rrugë, ka mbetur i lënduar rëndë një person nga therja me thikë, rrahje në të cilën ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, ka thënë PK.

Ndërkaq, një tjetër person është arrestuar në rrugën “Zahir Pajaziti”, pasi tek i njëjti i janë gjetur disa armë pa leje.

Rr. Zahir Pajazit, Podujevë,27.05.2021-19:06.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një armë me dy predha dhe një karikator. Me urdhër të prokurorit është bërë kontrolli i shtëpisë së dyshuarit, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar  edhe një armë dhe një karikator i zbrazët. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info