Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në Podujevë, pasi të njëjti dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe motra e bashkëshortit.

“Podujevë 18.05.2021-19:35.   Viktima femër  kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe motra e bashkëshortit, të dyshuarit mashkull dhe femër  kosovar-e, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info