Njëzet persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ “Emigranti”, si të dyshuar për kontrabandim me emigrantë.

Sipas njoftimit të Policisë, 14 persona janë shtetas të Kosovës ndërsa gjashtë të tjerët nga Iraku, Siria dhe Palestina.

Operacioni ka nisur sot në orën 04:00 dhe është zhvilluar në dy rajone: atë të Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 22 telefona celular, 11 automjete të ndryshme, 6 fishekë cal 7.65 mm, një grirëse për mariuhanë, dy pako rizzllo, tri çip (memoristik) – kartela të telefonit, disa sim kartela e një sasi parash.