Foto ilustrim

Sipas analistit Haki Abazi, një arsye më shumë se pse nuk ka liberalizim të vizave është edhe arma dhe droga në veturën e djalit të Shefit të AKI’së, Shpend Maxhunit.

Abazi thotë se ky rast po fshehet dhe se për këtë arsye lënda nuk është proceduar. Ai e ka quajtur Shpend Maxhunin si argat të Presidentit Thaçi.

Madje, ai ka përmendur edhe rastin e kidnapimit të gjashtë qytetarëve turq. Sipas Abazit pa rënë ky system nga pushteti nuk do të ketë ditë të bardha për qytetarët dhe vendin.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nuk eshte Evropa e padrejte eshte sistemi kriminal qe po e ka marre drejtesine ne duart e veta

Kjo eshte aresyeja pse nuk ka liberalizim te vizave. Fakti qe eshte gjetur droge e arme ne makinen e djalit te krryeshfit te spiuneve te AKI, ish kryeshefit te polices dhe aq me teper qe lenda nuk eshte proceduar sepse sigurisht duhet mshehur disi, ose duhet pergaditur nje aresyetim te rrejshem, si ne shume raste tjera.

Perndryshe Shpend maxhuni eshte argati i Thacit gjate gjithe kesaj kohe qe nga largimi i deyres se Reshat Maliqit. Ky ka derguar policine per te terhqur zvarre te rinjet e protestuesit, qytetare te vendit, si duket ka qene besnik ndaj THacit gjate kidnapimit te gjashte qytetareve ( shume demtuese per procesin e vizave) dhe ne fund ka zevendesuar shefin e AKI. Sigurisht nuk ka pase kohe me keshillu djalin se ka qene i zene duke ndegjuar shefin.

Falni toke sa te doni, deklarohuni ( qesharak eshte Enver Hoxha) se Evropa nuk eshte e drejte, por faji eshte me sistemin e kriminalizuar te udhequr nga Thaci dhe eksponenentet e tij perfitues. Pa rene ky sistem nga pushteti nuk ka dite te bardha per qytetaret dhe vendin.