ARM vendos edhe një gardh me tela në kufirin jugor

Edhe një rradhë me gardh me tela ka vendosur Armata e RM-së në kufirin jugor për të përforcuar sigurinë në këtë kalim kufitar në saje të masave të përforcuara për lëshimin e refugjatëve drejt Evropës.

Rrjeti po vendoset në mënyrë intensive në anën e majtë dhe djathtë të pikës 59.

ARM kah fundi i nëntorit të vitit kaluar filloi me vendosjen e gardhit të parë me tela nga ana e majtë dhe djahtë në pikën 59 në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Kah mesi i dhjetorit të kaluar, ARM vendosi gardh me tela në kufirin maqedonas- grek në kalimin Mexhitlia, në afërsi të Manastirit.