Një ari ka parashikuar rezultatin e finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë në një kopsht zoologjik në Krasnoyarsk, Siberi, shkruan Reuters.

Buyan, ariu siberian me ngjyrë të kafenjtë i cili jeton në kopshtin zoologjik “Royev Ruchey Zoo”, ka zgjedhur Kroacinë gjatë përpjekjes për të parashikuar rezultatin e ndeshjes finale.
Por se si do të dalë rezultati mbetet të shihet sonte kur këto dy kombëtare do të përballen mes vete.