Përballje të zjarrta për luftën për mbijetesë do të zhvillohen në Podujevë dhe Drenas.

Arbëria dhe Llapi ende nuk e kanë të sigurt qëndrimin në elitë dhe një gjë të tillë kërkojnë ta bëjnë në dy xhirot e fundit.

Skuadra nga Dobraja pret Llapin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, në një ndeshje ku pikët janë shumë të nevojshme për të dyja skuadrat.

Vendasit duan vetëm fitore, pasi në këtë mënyrë mbesin në garë për t’i shmangur rënies, derisa mysafirëve iu mjafton një pikë për të qenë të qetë.

Interesant pritet të jetë edhe në Drenas, ku Feronikeli kërkon medomos fitore ndaj Besës së Pejës.

‘Industrialistët’ janë të kënaqur vetëm me tri pikët, derisa pejanët udhëtojnë për të shkaktuar një tjetër befasi.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Miftari , Zabërgja, Bahtiri, Hyseni, Seferi, Cesar Santos, Avdulli, Lika, Kryeziu, Ibrahimi, Pira.

Llapi: Ajeti; Idrizi, Bujari, Prençi, Veliu, Hyseni, Krasniqi, Zeqiri, Selmani, Shabani, Peposhi, Hoti.

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Maliqi, Islami, Milinkovic, Hoxha.

Besa: Haxhijaj, Arifi, Salihu, Beseni, Sheqerolli, Rajovic, Maliqi, Qorri, Raqi, Bilal, Ahmed.