Arbenita Smaili nga Prishtina ka më tepër se një vit që është diagnostikuar me tumor në gjuhë, fyt dhe nofull.

Deri sot ajo ka bërë radiokimioterapi, por asaj i duhet të vazhdojë me kimioterapi edhe për një periudhë të gjatë kohore, e cila nuk gjendet në Kosovë.

Këtë terapi asaj i duhet ta vazhdojë në Shkup, e të cilat kanë çmim shumë të lartë dhe të papërballueshëm për familjen.

Ajo gjithashtu merr edhe ushqimin special, që nuk gjendet në Kosovë bashkë me shumë medikamente e që kanë çmim të lartë.

Arbenitës i duhet ndihmë, ndërsa për çdo informatë kontaktoni në +38349199105

Nr i xhirollogarisë për ta ndihmuar atë është: 1501001012330053.