Andy Ruiz, right, punches Anthony Joshua during the seventh round of a heavyweight championship boxing match Saturday, June 1, 2019, in New York. Ruiz won in the seventh round. (AP Photo/Frank Franklin II)

Anthony Joshua do të përballet me kampionin e unifikuar botëror, Andy Ruiz Jr, në Arabinë Saudite më 7 dhjetor të këtij viti.

Boksierët u përballën në New York në muajin qershor, kur meksikano-amerikani e shokoi botën e boksit duke e rrëzuar katër herë britanikun dhe duke ia rrëmbyer tituj e kampionit të botës.

Joshua menjëherë e aktivizoi klauzolën e rimeçit dhe tashmë është konfirmuar edhe vendi dhe data e përballjes së shumëpritur.

Principality Stadium i Cardiffit ishte favorit për duelin, pasi AJ e dëshironte përballjen aty, porse Ruiz ka kundërshtuar që takimi të mbahej në Britaninë e Madhe.

Kështu, është vendosur që rimeçi për kampionin e unifikuar botëror të zhvillohet në Arabinë Saudite, ku së fundmi është përballur Amir Khan me Billy Dib, si dhe Callum Smith ndaj George Groves.