Vetëm një gol është shënuar në 45 minutat e para të ndeshjes së Grupit D, ndërmjet Republikës Çeke dhe Anglisë.

Tre Luanët duan ta mbyllin fazën grupore si lider, ashtu që luajnë për fitore në sfidën e fundit grupore në Wembley.

Ata e nisën mirë sfidën duke shënuar një gol dhe duke e ruajtur epërsinë deri në pushim.

(Foto: Twitter/Goal)

Pas një aksioni të zgjatur të anglezëve, Jack Grealish harkoi në zonë dhe Raheem Sterling kërceu për të shënuar me kokë (12’).

Rastet nuk munguan, porse gola të tjerë nuk u shënuan në fraksionin e parë të lojës. /Telegrafi/