Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Çekisë.

Anglzët e filluan furishëm takimin ku Raheem Stërling pati rast të shënojë vetëm pas dy minutash, por anglezi qëlloi shtyllën, shkruan lajmi.net.

Sterling ishte në formë dhe paraqiti rrezik konstantë për portën çeke.

Ishte pikërisht, Raheem Stërling i cili shënoi gol në min 12′ pas një asistimi nga Jack Grealish.

Ky gol mjaftoi për “Tre Luanët” që të përfundonin si liderë në Grupin D.

Rezultati përfundimtar, Republika Çeke 0-1 Anglia.