Anëtari i PDK-së, Sejdi Hoxha ka thënë se rikthimi i PDK-së do të varet nga Konventa e kësaj partie që do te mbahet më 3 korrik

Hoxha ka shkruar se lidershipi i partisë që derivon nga konventa e 3 korrikut duhet të jetë ekipi më i mirë politik.

Sipas Hoxhës nëse PDK arrin ta ndërtojë një ekip të mirë atëherë e ka të sigurt rikthimin si parti e parë në vend.

“Ndërtimi i ekipit politik ka rëndësi të madhe prandaj në lidershipin e partisë duhet te përfshihen njerëz te moshave, gjinive dhe profesioneve të ndryshme, të rajoneve të ndryshme te cilët kanë të kaluar të ndritur. Lidershipi i partisë i cili derivon nga konventa e 3 Korrikut duhet te jetë ekipi më i mirë politik krahasuar me të gjitha partitë tjera politike në Kosovë, nëse PDK mund ta ndërtoj një ekip të tillë atëherë e ka të sigurt rikthimin e shpejtë si parti e parë politike në vend. Asnjë parti politike nuk ka në gjirin e saj ekspert më të mirë se PDK-ja, por varet nga ne se sa mund t’i të ju krijojmë hapësirë dhe sa mund t’i mobilizojmë ata”, ka shkruar ai.