Android më popullor se iOS

Android më popullor se iOS

Firma e hulumtimit të tregut, comScore, ka publikuar rezultatet e tregut amerikan të telefonave inteligjentë për muajin gusht. Rreth 191.1 milionë njerëz në Amerikë kanë blerë një telefon të ri inteligjent gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, që përfundoi në muajin gusht.

Të dhënat tregojnë se Apple vazhdon të jetë prodhuesja më e madhe e telefonave inteligjentë, me 44.1% të tregut. Ajo ndiqet nga Samsung dhe LG me 27.4% dhe 9.1%, respektivisht. Motorola dhe HTC janë pastaj me 4.7% dhe 3.4%, respektivisht.

Sa i përket sistemit operativ më të përdorur tek telefonat inteligjentë, Android mbizotëron akoma, pavarësisht se ka pësuar një rënie krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Tani, Android zë 51.7% të tregut, ndërsa iOS zë 44.1%. Sistemi operativ mobil i Microsoft0it zë vetëm 2.9% të tregut.

comScore ka përpiluar edhe një listë me aplikacionet më të përdorura në telefonat inteligjentë. Lista kryesohet nga aplikacioni Facebook, i cili është i instaluar në 3 nga 4 telefona inteligjentë në SHBA. Pas tij janë Facebook Messenger dhe YouTube me 59.8% dhe 59.5%.comScore ka përpiluar edhe një listë me aplikacionet më të përdorura në telefonat inteligjentë. Lista kryesohet nga aplikacioni Facebook, i cili është i instaluar në 3 nga 4 telefona inteligjentë në SHBA. Pas tij janë Facebook Messenger dhe YouTube me 59.8% dhe 59.5%.