Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka përfituar sot një donacion prej 2,500 teste rapide për Covid-19 nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Donacionin prej 2,500 testeve dhe pajisjeve përcjellëse e ka pranuar nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu dhe drejtorin e QKMF, Ymer Llugaliu.

Me këtë rast nënkryetarja Lahu ka falënderuar Ambasadën Amerikane për donacionin e dhuruar.

Deri tani në QKMF janë kryer rreth 2,000 teste rapide për pacientët e dyshuar me Covid-19./Llapi.info

May be an image of one or more people and people sitting
No photo description available.
No photo description available.